Lajme

Veterani i ushtrisë amerikane dhe aktori hollivudian, Riglle: Kam ndihmuar refugjatë kosovarë në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 24 December 2017

Shumica e njerëzve e njohin atë nga “The Daily Show”, “21 Jump Street”, apo “NTSF: SD: SUV”, por disa prej tyre e njohin edhe si një marinsë amerikan.

Rob Riggle kaloi mbi 20 vjet në Korpusin Detar të Shteteve të Bashkuara dhe ka treguar se ushtria mund të sigurojë stabilitet dhe se i ka ndihmuar në rrugën drejt suksesit.

Riggle fëmijërinë e kaloi në Kansas – ndoqi shkollën e mesme në Overland Park dhe u diplomua në Universitetin e Kansasit, ku diplomoi në Teatrin dhe Filmin.

-Advertisement-

Ndërkohë që ka shërbyer si ushtarë në Kosovë dhe Afganistan gjersa ka vizituar edhe shtetin afrikan të Liberisë.

“Shërbimi im ushtarak patjetër më ndihmoi të kuptoj se çfarë ishte ushtria në Irak dhe çfarë po përpiqeshin ta përmbushnin. Pasi kam shërbyer në Afganistan, e kuptova se sa i vështirë ishte misioni”, tha në një intervistë për Washington Post.

Ai e cilëson karrierën në ushtri si një përvojë shpërblyese prej së cilës ka mësuar shumë gjëra.

“Shumë eksperienca shpërblyese. Kryesisht në udhëheqjen e marinsave, edukimin e marinsave dhe shërbim ndaj vendin tim, si dhe puna në “Brigadën e Puseve” pas sulmeve të 11 shtatorit, ku kam ndihmuar evakuimin dhe sigurimin e ambasadës në Liberi. Kam ndihmuar refugjatët në Shqipëri, restarimi dhe zbatimi paqes në Kosovë”, ka thënë ndër të tjerash aktori 47-vjeçari.

Ai ka bërë të ditur se është duke punuar në një film të ri me Will Ferrellin dhe Mark Wahlbergun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera