Lajme

 Veterani i UÇK-së i reagon Hotit: Ti nuk e di kuptimin e fjalës monstrum 

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 28 July 2018

Veterani i UÇK-së, Sedi Godanci ka reaguar pas deklarimit të nënkryetarit të Klinës, Besim Hotit se veprimtari, Adem Demaçi ishte monstrum. 

Hoti madje e ka quajtur përçarës të shqiptarëve. 

E Godanci përmes një postimi në facebook ka shkruar se është i bindur se nënkryetari i Klinës nuk e din kuptimin e fjalës monstrum. 

-Advertisement-

Lexo edhe: Nënkryetari i Klinës e quan Demaçin monstrum

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Godancit. 

“Nënkryetari i Komunës së Klinës Besim Hoti, nē njē shkrim tē tij e quan Adem Demaçin MONSTRUM. Kēto dy ditë lexova mē vemendje shtypin vendor dhe atë nderkombëtar. Pati vlersime, komente të ndryshme në kryetituj të gazetave prej ku thuhet vdiq MANDELA I KOSOVES deri të SEPERATIST në shtypin serbë. Po jam i bindur që nënkryetari i Komunës së Klinës nuk e din domethenjën e fjales monstrum./inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera