Lajme

Veterani i UÇK-së, Sejdi Godanci: Edhe kësaj radhe votojmë për fytyra e jo programe zhvillimore

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 17 January 2021

Lista e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit tregon se identiti i kësaj partie po rrëshqet. Kështu thotë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Godanci.

Sipas tij është shqetësuese se edhe në këto zgjedhje do të votohen kandidatët e njejtë me legjislaturës e kaluar.

“Po fillojmë me listën e PDK-së. A po rrëshqet nga identiteti i saj. Unë mendoj që po! Duke e parë 10- en e parë më përjashtim të dy emërave kjo parti tani është uzurpuar nga kullerat, e për mua është e papranushme kur sheh veprimtarë të çështjes kombëtare nga fundi i listës. E kur e dimë që kjo parti është thirrur si parti e dalur nga lufta. Çka është tjetër tejet shqetësuese është se në të gjitha listat në 10-en e parë po thuaj së janë të njëjtit njerëz më ndonjë ndryshim të vogël. Tjetër është shqetesuese së në lista sheh emra që mundohen të fitojnë vota në emër të viktimizimit”, ka shkrur ai në llogarinë e tij në Facebook.

-Advertisement-

Problem tjetër në listën e PDK-së, Godanci thotë se është vendosja në listë e fëmijëve të ish-deputetëve.

“Tjetër shqetësim është që tani ke emra të bijëve në vende të baballarëve e emra të grave në vende të burrave të tyre. E kjo të bën të kuptosh që këtu nuk ka asgjë për popull e shtet siç trumbetohet por vetëm për pushtet e para”, thekson Sejdiu.

Eh listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Sejdiu e cilëson pa kritere dhe imponuese.

“Një listë pa kurrfarë kriteri e cila më kthen mbrapa në zgjedhjet e 2007 dhe 2010 kur PDK-ja me çdo kusht donte t’i fitonte zgjedhjet e i hapi dyert e partisë,e ku tani në të njejtën parti ishte edhe patrioti edhe tradhtari po lufta ishte vetëm për votë e vota ishte e barabartë si e patriotit ashtu edhe e tradhtarit. Tani edhe në këtë listë të pa kriter është edhe ai që është për bashkimin kombëtarë edhe ai që është për ndarjen e Kosovës por që lufta është që të fitohet sa më shumë vota,e që vota është e njejtë si e njërit ashtu edhe tjetrit”, shkruan më tej ai.

Ndërsa për listat e partive të AAK-së dhe të LDK-së, ish-veterani i UÇK-së mendon se kjo e para nuk ka ndonjë ndryshim me listën e kaluar dhe rrezikon të mos e kaloj pragun, ndërsa listën e LDK-së e cilëson kualitative.

“Lista e LDK-së dorën në zemër duke i parë si emëra dhe tituj është kogja problem të zgjedhësh 5 emëra sepse është e pasur më emëra dhe titujë. Por e met e kësaj partie është së në çdo zgjedhje mundohet të fitoj vota duke vajtuar në emër të të vrarëve politik”, përfundon Godanci.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale do të mbahen më 14 shkurt, ditë e diel.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera