Opinione

Veterani i UÇK-së i reagon Fatmir Limajt

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 03 December 2018

Zotëri Limaj është e pandershme t’u kërkosh të rinjëve të qëndrojnë në Kosovë për 150€ pagë në muaj kur ju paguheni 3000€ në muaj.

Zotëri Limaj është e pandershme t’u kërkosh të rinjëve të qëndrojnë në Kosovë për 150€ pagë në muaj,kur vëllau i juaj paguhet mbi 2000€ në muaj.

Zotëri Limaj është e pandershme t’u kërkosh të rinjëve të qëndrojnë në Kosovë për 150€ pagë në muaj kur djali i juaj paguhet mbi 2000 e në muaj.

-Advertisement-

Zotëri Limaj si e ndieni veten kur ju pushimet verore i kaloni në vendet më ekzotike të botës e një i ri më 150€ këto vende vetëm në ëndërr mund t’i shoh?

Zotëri Limaj si e ndieni veten kur pushimet dimërore i kaloni në vendet më pitoreske të botës,e një i ri më 150€ pagë në muaj nuk mundet as Bogën ta vizitoj e mos të flasim për Brezovicë?

Zotëri Limaj si e ndieni veten kur ju voziteni në kerret më luksoze të kohës e një i ri më 150€ pagë në muaj nuk ka mundësi as edhe një biçikletë ta blej?

Zotëri Limaj si e ndieni veten kur uleni në restorantet më luksoze të ushqeheni e një i ri më 150€ pagë në muaj nuk mundet ta siguroj as bukën e mos të flasim për mishin?

Zotëri Limaj kërkesa e juaj është po aq e pandershme sa edhe fyese.

Zotëri Limaj në shkrimin e fundit pata thënë dhe prapë po e thamë nuk është me patriotizëm të jetosh aty ku nuk e ke ekzistencën,aty ku nuk trajtohesh si njeri,po trajtohesh vetëm si votues.

Patriotizëm është të jetosh aty ku jeton dinjitetshem.

Zotëri Limaj edhe unë po themë do bëhet mirë,por kur nuk e di?!

Shkruan: Sejdi Godanci

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera