Lajme

Veterani i UÇK-ës përkrah deklaratën e ambasadorit zviceran

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 29 March 2019

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Godanci përmes një postimi në Facebook ka thënë se pajtohet me deklaratën e ambasadorit zviceran.

Ai përveç kësaj ka thënë se nuk pajtohet me mashtruesit dhe se me paratë që marrin mashtruesit në emër të veteranëve do të ishte më mirë të investohej në Kosovë.

Ky është reagimi i plotë i Godancit në Facebook:

-Advertisement-

Edhe unë pajtohem më deklaratën e ambasadorit zvicêrian.

Më mirë është që më paratë që marrin mashtruesit në emër të veteraneve të investohet në Kosovë.

Si veteran i UÇK-së nuk do të pajtohem më mashtruesit asnjëherë.

I kam reaguar Nasim Haradinajt atëherë e po ia përkujtoj se sa herë flasin ambasadorët nuk janë thjeshtë njerëz po janë vendi të cilin e përfaqëson në Kosovë.

Andaj të kundërshtosh sot: SHBA- në,Zvicrën,Gjermaninë,Britaninë e Madhe,Francën,Italinë,këta njerëz ose janë shumë të paditur ose kanë ndonjë problem më veten e tyre.

Pajtohem me Nasimin kur thotë se ne ishim në tokë e natoja për hava.

Po,po ja kujtoj edhë këtë Nasimit së mos të ishin djemtë dhe vajzat e këtyre burrave,shteteve a do të ishim sot ne?

Krejt në fund nuk ka veteranë mashtrues,po ka veteranë luftarë dhe mashtrues.

Mashtrues që kanë marrë një çertifikatë e cila asnjëherë nuk do t’i bëjë veteranë,por do të mbesin mashtres dhe të turpëruar!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera