Veterani i luftës së Kosovës dhe Irakut emërohet si shef i Komandës Qendrore nga Biden
Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 08 January 2022
Presidenti Joe Biden po emëron gjeneralin e ushtrisë Michael Kurilla, për të udhëhequr Komandën Qendrore të ShBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të premten.
Nëse konfirmohet nga Senati, gjenerali Kurilla do të pasojë gjeneralin e marinës Kenneth McKenzie, në krye të Centcom, i cili mbikëqyr operacionet ushtarake në Irak, Siri, Afganistan dhe Jemen.
Sipas biografisë së tij zyrtare, Kurilla, 55 vjeç, aktualisht drejton Korpusin e 18-të Ajror, i cili grupon shumicën e forcave të reagimit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Fort Bragg, Karolina e Veriut.
I diplomuar në West Point, ai luftoi në Kosovë, Afganistan dhe Irak, ku u plagos rëndë nga një armë zjarri gjatë një sulmi në Mosul në vitin 2005. Kurilla gjithashtu mbante përgjegjësi në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe komandonte Divizionin prestigjioz të 82-të të Parashutës, i njohur për pjesëmarrjen në zbarkimet e Normandisë në vitin 1944.
Ushtria amerikane është e organizuar në komanda gjeografike si Africom për Afrikën ose Eucom për Evropën, por edhe nga çështje si komanda strategjike (Stratcom), përgjegjëse për armatimin bërthamor të vendit, ose Spacecom, e cila është në krye të hapësirës.
Të tjera
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...
-
Kusari-Lila: Mundësia e marrëveshjes për dinarin varet nga BE-ja sa po e bind Serbinë të mos jetë palë destruktive
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se...
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...