Sport

Veterani i Juventusit merr dozën e tretë të vaksinës anticovid-19

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 02 December 2021

Veterani i skuadrës së Juventusit, Giorgio Chiellini, është vaksinuar edhe me dozën e tretë të vaksinës antiCovid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Chiellini përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter.

Kapiteni i ‘Zonjës së Vjetër’ i ka inkurajuar të gjithë që të vaksinohen.

-Advertisement-

“Këtë mëngjes (e enjte) e mora dozën e tretë të vaksinës antiCOVID-19. Falë vaksinës dhe mbrojtjes individuale jemi duke luftuar për një rikthim në normalitet. Të gjithë duhet bëjmë pjesën tonë, prandaj le të vaksinohemi për vetveten dhe t’i mbrojmë ata që janë më të brishtë”, ka shkruar Giorgio Chiellini.

Italia është duke u përballur me një valë të re të virusit, andaj ka filluar edhe me dhënien e dozës së tretë të vaksinës anticovid-19./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera