Veteranët të pakënaqur me Kurtin: Po na diskriminon

Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 04 June 2022
Meqenëse të hënën e 6 qershorit do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të protestohet. Kështu deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku gjatë një konference të sotme për media.
Protesta është thirrur për të hënën në ora 11:00, orë kur nis seanca e Kuvendit, pikërisht para objektit të Kuvenidt të Kosovës.
“Ne si organizata të dala nga lufta duke e pa qe Qeveria e Kosovës përmes Kuvendit po tenton ta ndryshojë ligjin, per këto kategori, për veteranet e luftës se UCK-së, ligj i cili i lidh veteranet e luftës me pagën minimale dhe duke e pa qe ata kane ftuar një seancë per ta ndryshuar këtë ligj ne leximin e pare atëherë në orën 11:00 kemi vendosur te dalim në protestë”, tha ai.
Ndërsa është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se Qeveria nuk po tregohet bashkëpunuese me veteranët e luftës.
“Përveç çështjes së benificionit për veteranët, invalidët apo familjet e dëshmorëve si organizata të dala nga lufta jemi të shqetësuar per shkak se kjo qeveri nuk ka bashkëpunuar asnjëherë prej që është në pushtet, me këto kategori”, tha ai.
Xhavit Jashari në emër të familjeve të dëshmorëve, tha se me ardhjen e Qeverisjes Kurti ka filluar diskriminimi i veteranëve dhe kategorive të dala nga lufta, duke shtuar se nuk e çmojnë rrugën me plot sakrifica deri në pavarësinë e vendit.
Ai bëri thirrje të gjithë deputetëve të mos e votojnë këtë ligj.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...