Lajme

Veteranët nesër do të protestojnë para Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 05 June 2022

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nesër nga ora 10:00 do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai tha se kjo protestë do të mbahet për shkak të “diskriminmit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve”.

-Advertisement-

“Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo. Në takimin me degë, u vendos që të hënën me datën 6 qershor 2022, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, prej orës 10:00, të organizojnë protestë para Kuvendit të Kosovës kundër diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve”, ka shkruar ai në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera