Lajme

Veteranët mbledhin mbeturinat e hedhura në oborrin e Kuvendit gjatë protestës

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 06 June 2022

Veteranët e UÇK-së pas protestës së mbajtur janë duke i mbledhur mbeturinat e hedhura në oborrin e Kuvendit, shkruan Gazeta Infokus.

Në disa pamje të siguruara nga Gazeta Infokus shihet se si veteranët kanë filluar që të i mbledhin mbeturinat.

Kujtojmë që protesta me herët ka eskaluar pasi që protestuesit kanë tentuar që të hyjnë në kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Kjo protestë ishte duke u mbajtur për shkak të ligjit të pagave ku veteranët nuk kanë qenë pjesë e këtij ligji.

Kjo protestë ishte paralajmëruar ditë më parë nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ku kishte thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.

Ai tha se kjo protestë do të mbahet për shkak të “diskriminimit që po iu bëhet veteranëve, invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamjet:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera