Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë tjetër për kundërshtim të kategorizimit
Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 09 October 2017
Veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan sot për disa orë para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie për vonesën e pagave.
Veteranët u takuan me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj i cili u premtoj se pagat do ti marrin menjëherë pas miratimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Infokusi.com
Pagesat e veteranëve të UÇK-së janë ndaluar që nga gushti i këtij viti për shkak të mos shqyrtimit të buxhetit te Kosovës.
Selman Qerimi, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesëmarrës në protestë në një prononcim ekskluziv për portalin “Infokusi.com” ka thënë se vonesës së pagave u shtohen edhe shumë pakënaqësi të tjera
E më e rëndësishmja sipas Qerimit është kundërshtimi i kategorizimit të veteranëve të luftës.
“ Është diskriminuese të bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës andaj ne e kundërshtojmë fuqishëm atë, ne si luftëtar të UÇK-së kemi marrë pjesë në luftë për një qëllim por pa e ditur datën kur do të përfundoj ajo “ ,ka thënë Qerimi.
Qerimi ka paralajmëruar edhe protesta të tjera kundër kategorizimit të veteranëve
“Protesta e sotme është vetëm paralajmërim sepse protesta të tilla kundër kategorizimit të veteranëve do të organizohen edhe në të ardhmen”, ka thënë Qerimi
Ai ka komentuar edhe fryrjen e numrit te veteranëve duke thënë se ka pjesëmarrës të luftës që nuk gëzojnë statusin e veteranëve ndërsa ka edhe prej atyre që gëzojnë këtë status pa qenë farë në luftë
“Është vërtetë brengosëse që akoma kemi bashkëluftëtar që nuk i njihet statusi i veteranit dhe jetojnë në gjendje të mjerueshme ndërsa ka prej atyre që gëzojnë statusin e veteranit por nuk kane qenë asnjëherë pjesëmarrës në luftë, por kjo le të mbetët në ndërgjegjen e tyre” ka përfunduar Qerimi
Qerimi që është gjithashtu pjesëmarrës në luftën e Kroacisë, ankesa kishte edhe në moszbatimin e benificionëve në shëndetësi, arsim, pagesa administrative etj.
Kategorizimi i Veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe beneficioneve të tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, si në vijim:
1.Kategoria e parë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës dhe do të marrin 250 euro.
2.Kategoria e dytë, Veterani luftëtari UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga luftë pas datës 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës dhe do të marrin 170 euro
3.Kategoria e tretë, Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë pas datës 31 mars 1999 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës, si dhe Veterani luftëtar UÇK-së, i mobilizuar në luftë nga viti 1991, përkatësisht pas 5 mars 1998, por që nuk ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës dhe do të marrin 120 euro /INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...