Lajme

Veteranët e UÇK-së futen në oborrin e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 16 June 2022

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke protestuar sot para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin e pagës minimale, shkruan Gazeta Infokus.

E gjatë protestës situata ka eskaluar ku një numër i veteranëve kanë arritur që të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit.

Kjo protestë e veteranëve vjen si pasojë që Kuvendi i Kosovës e ka kaluar Projektligjin që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale në 264 euro.

-Advertisement-

Me anë të kësaj proteste ata po shprehen kundër, lidhur me aprovimin në parim të Projektligjit për rritjen e pagës minimale ku nuk përfshihen pensionet e veteranëve.

Ndërkohë organizatorët e protestës në vazhdimësi po kërkojnë që protesta të jetë e qetë./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni pamje:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera