Lajme

Vetëplagoset një person në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 12 January 2018

Një person është vetëplagosur mbrëmë pas mesnatë në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën “28 Nëntori”, transmeton Infokusi.com.

Viktima pas vet plagosjes ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që dyshohet se i njëjti është vet-plagosur në një lokal. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera