Lajme

Vetëm tre milionë euro për pajisje mjekësore në QKUK e SHSUK

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 26 June 2018

Ministria e Shëndetësisë, ndonëse me një buxhet 200 milionë euro, as këtë vit nuk ka arritur t’i përmbushë të gjitha nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Kosovë. Shqetësuese për mjekët dhe pacientët vazhdon të mbetet mungesa e disa barnave nga lista esenciale dhe mungesa e aparaturave të reja, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Fakiri Spahiu, drejtor i Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka thënë për gazetën “Zërin” se mbi tre milionë euro janë ndarë për pajisje mjekësore për Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe për QKUK-në, derisa ka konsideruar se ky buxhet është i kufizuar, andaj edhe këtë vit do të duhet t’i blejnë ato pajisje, të cilat janë si prioritete kryesore.

Spahiu ka treguar se problem kryesor në QKUK është materiali shpenzues, si dhe barnat e listës esenciale, derisa as aparaturat nuk janë në gjendje të mirë.

-Advertisement-

“Me rritjen e buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë (MSH) është rritur edhe buxheti i SHSKUK-së për pajisje mjekësore, i cili këtë vit është 2.5 milionë euro për QKUK-në dhe 950 000 euro për spitalet regjionale, të cilat janë në kuadër të SHSKUK-së. Këto mjete janë duke u shfrytëzuar për blerjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizimin e atyre pajisjeve, të cilat mund të rregullohen për shkak të ndonjë defekti. Së bashku me klinikat ne kemi caktuar prioritetet kryesore të pajisjeve, të cilat janë të domosdoshme për këtë periudhë, pra gjatë vitit 2018, pasi buxheti është shumë i kufizuar”, ka thënë ai për “Zërin”.

Po ashtu ka thënë për gazetën se disa aparatura, ku hyjnë edhe ato të cilat merren me diagnostifikimin e sëmundjeve, kanë filluar të amortizohen dhe të kenë defekte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera