Lajme

Vetëm të hënën  50 aksidente në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 10 December 2019

Afro 50 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së hëne në Kosovë.

Nga këto aksidente një person ka humbur jetën ndërsa 17 të tjerë janë lënduar, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka bërë të ditur Policia përmes shifrave të publikuara të martën.

-Advertisement-

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku, një me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 32 me dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme, vetëm të hënën policia rrugore ka shqiptuar 1 mijë e 239 tiketa dënimi për kundërvajtësit në komunikacion.

Ndërkaq, raportohet se janë arrestuar 17 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Kujtojmë se aksidentet në vendin tonë janë shtuar dukshëm këtyre ditëve të fundit, duke marrë parasysh uljet e ndjeshme të temperaturave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera