Lajme

Vetëm sot 356 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, MSH tregon se a do ashpërsohen masat

Autori: Elvira Haxhiu 16:54 | 11 January 2022

Nga fillimi i vitit 2022, rastet e reja me COVID-19 në Kosovë kanë arritur numër treshifëror, shkruan Gazeta Infokus.

Vetëm për një javë në Kosovë janë shënuar mbi 1 mijë e 600 raste të reja me COVID-19 dhe lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka ndërmarrë ndonjë masë të re.

Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Infokus, nga kjo ministri kanë thënë se aktualisht do të mbesin në fuqi masat e ndërmarra më herët.

-Advertisement-

Gjithashtu nga Ministria e Shëndetësisë thanë se ndryshimi i tyre varet nga zbatimi i masave që janë në fuqi dhe nga vaksinimi kundër këtij virusi.

Ndërkaq, ata kanë thënë se MSH, përmes IKSHPK-së dhe Komisionit këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, po e përcjell situatën epidemiologjike në vend.

“MSH, përmes IKSHPK-se dhe Komisionit këshillëdhënës për pandeminë COVID-19, po përcjell situatën epidemiologjike dhe në varësi se çfarë rekomandime jepen për ministrin
nga trupat profesionale, bazuar gjithmonë ne ecurinë e situatës epidemiologjike, do të mund të propozohen masa të reja”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Që nga 1 janari i vitit 2022 në Kosovë janë infektuar 1 mijë e 758 persona, në këtë periudhë nga COVID-19 ka vdekur vetëm një person, ndërkaq janë shëruar 154 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera