Lajme

Vetëm për një muaj, Duda Balje mori 450 euro nga buxheti i shtetit për derivate

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 04 February 2022

Vetëm në muajin dhjetor të vitit të kaluar, deputetja e kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka marrë 450 euro nga buxheti i shtetit për shpenzimet e derivateve për të ardhur në seancat e Kuvendit.

Sipas listës me emrat e deputetëve dhe shpenzimet e tyre për derivate, të cilën e ka publikuar u.d shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari –Lila shihet se Balje ka marrë 150 euro për derivatet për të ardhur në seanca dhe 300 të tjera për mbledhjet e komisionit parlamentar.

E gjithë këto shpenzime deputetja i ka bërë vetëm për një muaj, sic shihet në fotografinë e publikuar ku i selektuar është muaji dhjetor i vitit 2021.

-Advertisement-

Në vazhdim mund të gjeni listën me emrat dhe shpenzimet për muajin dhjetor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera