Vetëm një qytet amerikan humbi 1.230.000.000 litra ujë nga shpërthimi i gypave
Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 20 February 2021
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të premten se është i gatshëm ta shpallë gjendjen e fatkeqësisë së madhe në Teksas, pasi një stuhi dimërore vdekjeprurëse ndikoi në ndërprerjen e rrymës dhe ujit për miliona banorë.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ky veprim, që erdhi pas kërkesës nga guvernatori i Teksasit, Greg Abbot, do ta hapë rrugën për më shumë ndihma të qeverisë qendrore për përpjekjet e menjëhershme dhe afatgjata të rimëkëmbjes nga dëmi i shkaktuar nga stuhia.
Vetëm në qytetin Austin u raportuan 1 miliard e 230 milionë litra ujë të humbura për shkak të shpërthimit të gypave.
Shtëpia e Bardhë tha më vonë përmes një deklarate se presidenti e thirri në telefon ushtruesin e detyrës së Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave, Bob Fenton, për ta informuar se kreu i Shtëpisë së Bardhë do ta miratojë masën sapo agjencia t’ia dërgojë kërkesën zyrtare.
Përderisa moti i ftohtë në Teksas filloi të përmirësohet, energjia elektrike është duke u kthyer anembanë vendit, por miliona njerëz ende nuk kanë qasje në ujë të sigurt për pije në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara, shkruan The Guardian.
Rreth 370.000 shtëpi ishin pa rrymë deri të premten në mëngjes në Teksas, Louisiana dhe Mississippi, ndërsa miliona njerëz janë këshilluar që ta vlojnë ujin e ujësjellësit para se ta përdorin për pije. Temperaturat shumë të ulëta i dëmtuan gypat dhe infrastrukturën e ujësjellësve në jug të ShBA-së.
Në Teksas, rreth 13 milionë njerëz apo gati gjysma e popullsisë së shtetit është këshilluar ta vlojë ujin para përdorimit, ndërsa nga acari janë prekur mbi 700 sisteme të furnizimit, bëri të ditur Komisioni për Cilësinë e Mjedisit.
Të tjera
-
Qendron Kastrati: Albin Kurti e ka angazhim të rëndësishëm vetëm veten
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati është deklaruar rreth fitue...
-
Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19, fillon të rëndohet gjendja në spitale
Institucionet publike shëndetësore në vend kanë filluar të ngarkohen me pacie...
-
Ndryshon rezultati, PDK dhe LDK në luftë për vendin e dytë
Pasi janë numëruar mbi 50 mijë vota të diasporës Partia Demokratike e Kosovës...
-
Votat e diasporës: Vetëvendosje lë shumë mbrapa partitë e tjera
Janë numëruar më shumë se 50 mijë vota të diasporës dhe VV-ja ka arritur të m...
-
Vetëvendosje ka disa fjalë për ata që e votuan nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave nga diaspora,...
-
Grenell publikon komunikatën e LVV-së kundër Izraelit: Ky është diskurs i rrezikshëm për një aleat të SHBA-së
Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi në vazhdimësi është duke...
-
Gastronomët kundërshtojnë shtrëngimin e masave
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit...
-
Pas shkarkimit flet Izedin Bytyqi: Në Ministrinë e Infrastrukturës ka grupe kriminale
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi para dy ditësh ka shkarku...
-
Vodhi paratë që po transportoheshin për në bankë: Policia kap 31 vjeçarin nga Podujeva
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 31 vjecarin, A.H nga fshati Sht...
-
Shpërthim në afërsi të një qendre vaksinimi në Holandë
Një shpërthim ndodhi të mërkurën pranë një qendre për vaksinimin kundër koron...
-
Detaje| Kjo është arsyeja pse sekretari i MI-së u bë “mollë sherri” mes Abrashit dhe Veliut
Vetëm gjatë kësaj jave, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Izedin Byt...
-
Takohen kryeshefi i IPK-së dhe drejtori i Policisë
Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në objektin e Ins...