Shëndetësi

Vetëm nga gjaku shihet a është virus apo bakter

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 16 January 2019

Edhe pse shumica beson që simptomat e infeksionit bakterial janë më të forta se ato virusale, është gabim, sepse edhe bakteret edhe viruset mund të shkaktojnë vështirësi të njëjta, ndërkaq antibiotik përshkruhet vetëm në rast të infeksionit bakterial

Për t’u përcaktuar saktësisht natyra e sëmundjeve është e domosdoshme të bëhet pasqyra e gjakut me formulën e leukociteve, analiza e vlerave të proteinave reaktive-C në gjak, si edhe mostra e hundës dhe e fytit,

Nëse në formulën e leukociteve janë të ngritur vlerat e limfociteve dhe të monociteve, fjala është për infeksionin virusal, mirëpo nëse janë të ngritura vlerat e granulociteve, atëherë fjala është për infeksionin e shkaktuar nga bakteret.

-Advertisement-

Vlerat e proteinave reaktive-C kanë rëndësi më të lartë të vlerave. Nuk është e rrallë që pacientët pas disa ditëve të infeksioneve virusale fillojnë të marrin antibiotikë. Shpejt ndiejnë përmirësim, mirëpo antibiotiku nuk është shkaktari, por rrjedha natyrale e shërimit.

Sekrecioni me ngjyrë të verdhë nga hunda nuk është e thënë të tregojë infeksionin bakterial, por në sekretin e hundës, si pasojë e luftës së sistemit të imunitetit kundër virusit, gjenden shumë leukocite, përkatësisht rruaza të bardha të gjakut që i japin ngjyrë.

Në rast që gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë dhe më nuk ka temperaturë dhe që të gjitha vështirësitë janë zvogëluar, vetëm ndryshimi i ngjyrës së sekrecionit nuk do të thotë që ka ndodhur infeksioni bakterial.

Shtresat e bardha në bajame, gjithashtu, nuk janë tregues që është fjala për inflamacion bakterial të fytit. Mononukleoza infektive të cilën e shkakton virusi Epstein-Barrit, manifestohet në mënyrë identike si edhe angjina me qelb – me temperaturë të lartë, dobësim të përgjithshëm, bajame të rritura me shtresa të bardha, me gunga të rritura limfatike në qafë.

Inflamacioni i veshit gjithashtu mund të jetë virusal dhe bakterial. Inflamacionet virusale të veshit të mesëm mund të çojnë në gjakrrjedhje, ndërsa inflamacionet bakteriale mund të shkaktojnë pëlcitje të cipës daulles së veshit me rrjedhje të qelbit në korridorin e jashtëm të dëgjimit.

Megjithatë, shumicën e inflamacioneve të veshit të mesën e shoqërojnë skuqja, ndjeshmëria e daulles së veshit, prandaj vetëm në bazë të kontrollit nuk mund të jemi të sigurt a është shkaktar virusi apo bakteri.

Në fillim shurupi

Kur fëmija ka temperaturë, qan apo ankohet në dhembje veshi, prindi do të duhej t’i japë shurup kundër temperaturës dhe dhembjeve, rregullisht t’ia pastrojë fëmijës hundën dhe t’i përcjellë simptomat.

Këto telashe më së shpeshti kalojnë në afatin prej një deri në dy ditësh.

Nëse përkeqësohen, vetëm atëherë duhet patjetër fëmija të dërgohet te pediatri. Sepse, te fëmijët parashkollorë, shumica e infeksioneve ka prejardhje virusale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera