Vetëm këtë vit, rreth 50 policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje
Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 19 August 2023
Kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka thënë se është momenti i fundit që Qeveria ta kthejë vëmendjen tek Policia e Kosovës dhe t’ua plotësojë kërkesat policëve.
Në të kundërt, Zeqiri tha se do të ketë protesta e ikje të profesionistëve policorë. Vetëm këtë vit, rreth 50 policë kanë lëshuar punën.
Sipas tij, pakënaqësia është kolektive për një mori çështjes. Së pari, Zeqiri tha se ka kaluar më shumë se gjysmë viti që policëve nuk po u paguhet shtesa për rrezikshmëri. Si sindikatë, ai tha se nuk e kanë pritur një “dëmtim” të tillë me Ligjin e ri të Pagave.
Përveç kësaj, ai tha se PK-ja është e vetmja polici në botë pa sigurim shëndetësor. Kjo ka qenë kërkesa e tyre numër një, njëkohësisht edhe miratimi i Ligjit për Pensionim, pasi që Kosova ka policinë më të vjetër në rajon.
“Pakënaqësia është kolektive, edhe te pjesa e unifromuar edhe te pjesa e shërbyesve civilë në kuadër të Policisë së Kosovës, rreth shtesës për rrezikshmëri. Po kalojnë më shumë se gjashtë muaj, pra është ky muaji i shtatë, që zyrtarëve policorë nuk u ekzekutohet në paga shtesa për rrezikshmëri”.
Për këtë çështje, Zeqiri tha se kanë dërguar ankesë edhe te Avokati i Popullit.
“E kemi pasur të rregulluar edhe më herët, e kemi edhe tani me Ligjin për Policinë. Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme rreth kësaj çështje. E kemi dërguar edhe te Avokati i Popullit sepse i kemi vrenjtur mangësitë në Ligjin e ri të Pagave. Shtesën për rrezikshmëri e kanë vendosur me një për qind të buxhetit të pagave që nuk është e mjaftueshme për rrezikshmërinë”.
“Dëmtimin me Ligjin e ri të Pagave në institucionin policor të Kosovës nuk e kemi pritur, sepse kemi pasur kërkesa që shumë vite më herët”.
Teksa tha se Kosova ka policinë më të vjetër në rajon, ai ka kërkuar që të miratohet Ligji i Pensionimit, që policët të dalin në pension në moshën 55 vjeçare, si dhe të kenë një pension më të mirë sesa ai i zakonshmi.
Edhe kjo kërkesë, siç u shpreh ai, është e kamotshme.
“Jemi e vetmja polici në botë pa sigurim shëndetësor dhe jetësor që ka qenë kërkesë numër një. Kemi ofruar mënyrën se si mund ta bëjmë Policinë me sigurim shëndetësor alternativ, por ende nuk kemi marrë përgjigje nga Policia”.
“Jemi polici pa Ligj të Pensionimit. Kjo ka qenë kërkesë që para shtatë-tetë apo dhjetë vitesh, që të bëhet ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare sepse, ndër të tjera, është se mosha mesatare ka arritur të jetë shumë e lartë në krahasim me shtetet e rajonit. Kemi arritur në moshën 47-48 vjeçare, domethënë jemi policia me moshën më të vjetër në rajon. Kjo ka qenë kërkesë që policia të freskohet, por edhe që zyrtari policor kur të pensionohet, ta ketë një pension të dinjitetshëm e jo prej 100 eurosh”.
leme së bashku me disa të tjera, si mos pagesa e shujtës, udhëtimeve zyrtare apo shpërblimeve në fund vit, janë arsyeja pse policët po e lëshojnë vendin e punës.
Për Zeqirin, kjo është jashtëzakonisht shqetësuese dhe më së shumti nga ikja e policëve dëmtohet vendi dhe vetë institucioni.
“Te shumica e zyrtarëve policor nuk paguhet shujta, nuk paguhet udhëtimi zyrtar apo një shpërblim për fund vit, edhe pse këto janë të rregulluara me ligj. Prandaj, po shprehen pakënaqësi, me protestë në vend të punës apo me dorëheqje vullnetare. Është jashtëzakonisht shqetësuese puna e dorëheqjeve në Policinë e Kosovës sepse neve po na ikin profesionistët”.
Ai tha për EO, se nëse vazhdohet “kështu” ikjet e policëve vetëm sa do të shpeshtohen, kur vetëm këtë vit rreth 50 kanë dhënë dorëheqje
“Nëse kështu vazhdohet dhe nuk përmirësohen këto kushte e kërkesat e gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, paralajmërojmë se dorëheqjet do të vazhdojnë. Kush do të dëmtohet më shumë sesa vetë shteti dhe institucioni? Unë mendoj se është momenti i fundit që Qeveria ta kthejë vëmendjen nga Policia e Kosovës. Këtë vit, numri i dorëheqjeve vullnetare sillet rreth 50. Është shqetësuese, por më shqetësuese është se kemi paralajmërime se dorëheqjet do të vazhdojnë nëse nuk përmirësohen kushtet”, është shprehur ai.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































