Lajme

Vetëm dy familje kanë aplikuar për t’i vizituar të akuzuarit në Hagë

Autori: Doresa Geci 10:49 | 08 July 2021

Vetëm edhe një javë ju ka mbetur që familjareve të ish pjesëtarëve të UÇK-së që po qëndrojnë në Hagë do mund të takojnë Hashim Thaçin , Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Sali Mustafën, Jakup Krasniqin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin, e Pjetër Shalën.

Kjo pasi që nga 15 korriku Gjykata Speciale do të lejojë të akuzuarit të takojnë familjaret e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

E para së të nisën për në Hagë, ata duhet të bëjnë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë për t’i mbështetur ata financiarisht.

-Advertisement-

Mirëpo deri tani vetëm dy kërkesa nga familjarët janë dorëzuar në këtë Ministri.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Infokus nga Ministria e Drejtësisë. “Lidhur me pyetjet tuaja, ju informojme që të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë të të akuzuarve pranë Dhomave të Specializuara të cilët e parashtrojnë kërkesën për mbështetjen e nevojshme financiare sipas Udhëzimit Administrativ MD – Nr.03/2020, ne do t’i mbështesim dhe do t’i kompensojmë”, kanë thënë në MD për një përgjigje për Gazetën Infokus.

Lexo edhe: Vizitat në Hagë, ish- krerëve të UÇK-së për tri orë u mundësohet privatësi e plotë me familjarët

Aktualisht në këtë zyrë kanë arritur vetëm dy kërkesa.

Gazeta Infokus merr vesh se vetëm Familja e Jakup Krasniqit dhe e Rexhep Selimit kanë aplikuar që Ministria t’i mbështes me financa.

“Tani jemi në fazën fillestare të përgatitjes së dokumentacioneve për vizitat e tyre dhe nuk mund të japim një numër të saktë të aplikimeve.(Deri me tani kemi dy kërkesa)”, kanë thënë nga MD-ja për Infokus.

Ndryshe në Hagë kanë të drejtë të shkojnë tre familjarë të secilit të te akuzuar, ku do të ju mundësohet që të qëndrojnë për tri orë rresht më ta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera