Lajme

Vetëm brenda një dite ndodhin mbi 60 aksidente në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 04 December 2021

Dhjetëra aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë ditës së premte, shkruan Gazeta inFokus.

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 66 aksidente.

Në raportin e policisë behët e ditur se 26 aksidente kanë ndodhur me të lënduar.

-Advertisement-

Ndërsa 40 aksidente të tjera kanë ndodhur vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu janë shqiptuar 1,310  gjoba trafiku, janë arrestuar 53 persona, 43 janë dërguar në mbajtje dhe 2 janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera