Lajme

Vetëm brenda ditës 37 aksidente në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 24 January 2020

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin kanë ndodhur gjithsej 37 aksidente.

Prej tyre, 14 kanë qenë me të lënduar ndërsa 23 klasifikohen vetëm me dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë me fatalitet.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka shqiptuar 1664 tiketa.

Po ashtu, është njoftuar se policia ka arrestuar 16 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera