Lajme

Vetëm 78 vota në kuti, tani përsëritet votimi i raundit të parë

Autori: Gazeta inFokus 21:21 | 03 April 2021

Ka dështuar procesi i votimit të presidentit në votimin e parë në Kuvendin e Kosovës.

Përfaqësuesi i komisionit për zgjedhjen e presidentit, Sali Syba, ka thënë se janë vetëm 78 deputetë që kanë votuar.

“Në emër të komisionit konstatojmë se në proces të votimit kanë marrë 78 deputetë”, thotë Sali Zyba.

-Advertisement-

Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje. Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga LDK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim. Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera