Lajme

Vetëm 20% e serbëve e shohin BE-në pozitivisht thotë sondazhi në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 11 April 2022

Pak më pak se gjysma e qytetarëve të Serbisë mbështesin hyrjen në BE, ndërsa vetëm një në pesë persona ka mendim pozitiv për BE-në, ka thënë eksperti kryesor i sondazheve të Serbisë, Srgjan Bogosavleviq, duke cituar një sondazh të realizuar muajin e kaluar.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, numri i qytetarëve optimistë për BE-në ishte më i vogël se ata që do të votonin në favor të pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, thotë Bogosavleviq.

Duke folur në një konferencë dyditore të quajtur ‘Përceptimi (i gabuar) i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor’, konsulenti serb për agjencinë Ipsos tha se një studim i përfunduar në mars tregoi se 46% e qytetarëve serbë do të mbështesnin në referendum pranimin e Serbisë në BE, ndërsa vetëm 21% e të anketuarve kishin mendim pozitiv për Bashkimin Evropian, shkruan Euractiv.

-Advertisement-

Serbia është më pak entuziaste për perspektivën e anëtarësimit në BE se që ishte më parë, dhe vendet e tjera të rajonit e mbështesin më shumë atë, shton Bogosavleviq. Ndërkohë, 90% e malazezëve do të mbështesin anëtarësimin në BE, së bashku me 77% të shqiptarëve dhe 74% të popullsisë së Maqedonisë së Veriut.

Bogosavleviq tha se numri i qytetarëve që besonin se Serbia kurë nuk do të anëtarësohej në BE ishte trefishuar gjatë shtatë viteve të fundit.

Në vitin 2008, 32% e serbëve mendonin se vendi nuk duhet të ndiqte rrugën e anëtarësimit në BE nëse do të kushtëzohej me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por në vitin 2022 kjo shifër shkoi në 49%, thotë Bogosavleviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera