Shëndetësi

Vetëm 15 minuta ushtrime në ditë

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 28 November 2017

Sa kohë ushtrime vërtetë ju nevojitet nëse dëshironi largoni peshën? Sipas një studimi, fëmijët të cilët bëjnë vetëm 15 minuta gjimnastikë të nivelit mesatar gjatë ditës, janë më pak të prirë të bëhen të trashë.

Kur arrijmë moshën madhore, metabolizmi bie dhe ne bëhemi zakonisht më pak aktiv në jetën tonë të përditshme. Ashtu që, të rriturit e moshës së mesme mund të kenë nevojë pak më shumë se sa 15 minuta aktivitet.

Sidoqoftë, studimet nuk këshillojnë që ndonjë përmbledhje vrullshme e ushtrimeve gjimnastikore mund të ndihmojë për të lënë mënjanë kilogramët.

-Advertisement-

Mos u dëshpëroni në qoftë se nuk keni një orë ose dy për t’iu kushtuar stërvitjes ditore! Ka mundësi që edhe ecjet e shkurta, të shpejta të ndihmojnë të mënjanoni peshën e tepërt, transmeton Telegrafi.

Nëse ju nevojiten këshilla, ja ku janë disa mënyra të thjeshta për të futur edhe pak aktivitet në ditën tuaj:

Zgjohuni pesëmbëdhjetë minuta më herët. Do të keni një ekstra kohë të shkurtër për ca qëndrime joga ose një ecje të shpejtë rreth bllokut.

Bëni ushtrime të shumëllojshme. Bëni ushtrime bjer-çohu dhe ushtrime të barkut në pauzën kur dalin reklamat televizive. Provoni të uleni për tokë derisa i pastroni dhëmbët. Shfrytëzoni kohën kur dreka po bëhet gati për të kërcyer mbi litar ose për të bërë lëvizje tjera në vend.

Harro komoditetin. Ngjisni shkallët kudo që është e mundshme. Kujdesuni të merrni vetëm një shportë në supermarket, në vend të shtyni një karrocë dore të stërmbushur. Çohuni në këmbë për të ndërruar kanalet e televizorit.

Rregullo kohëmatësin. Rregulloje atë të bjerë çdo orë si rikujtues për tu çuar dhe lëvizur! Mund ta shfrytëzoni këtë kohë për të shëtitur, për të ecur në korridor ose për tu ngjitur shkallëve.

Zgjidh një hobi aktiv. Disa hobi, si kopshtaria ose artet luftarake, njihen edhe si stërvitje, po ashtu. Nëse kërkoni kënaqësi të reja, provoni diçka që do të bëjë vërtet trupin tuaj të lëvizë.

Qëndroni në këmbë. Shfrytëzoni telefon dore kur të flisni, ose derisa flisni në celular mundohuni gjatë gjithë kohës të ecni dhe lëvizni. Çdo pjesë shtesë aktiviteti njihet si ushtrim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera