Lajme

Vetëm 1/3 e bizneseve kosovare janë të fiskalizuara, ATK bën thirrje të deklarohen kriptovalutat

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 02 January 2022

Pothuajse të gjitha bizneseve u shtohet puna gjatë periudhës së fundvitit. Por, jo të gjitha nga to janë në rregull edhe me pagesat dhe obligimet.

Mbi 400 milionë euro është shuma që bizneset kosovare i kanë borxh Administratës Tatimore të Kosovës.

Për drejtorin e ATK-së vendimi i Qeverisë për faljen e ndëshkimeve në rast se bizneset deri më 30 qershor i paguajnë bazën e tatimit dhe interesit doli të jetë i mirë.

-Advertisement-

Sidoqoftë, ky thotë se veç 1/3 e bizneseve janë të fiskalizuara. Muajin e kaluar nga ATK bënë thirrje që kushdo që ka kriptovaluta, t’i deklarojnë.

Për këtë, Murtezaj thotë se ishte vetëm që të evitojnë ndëshkimin eventual në të ardhmen.

Ndryshe në gusht të vitit 2021, Komisioni parlamentar për Ekonomi, Industri dhe Tregti, ka filluar procedurat për Projektligjin për kriptovaluta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera