Lajme

Vetëkarantinohet sërish presidentja e Këshillit Evropian

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 15 October 2020

Presidentja e Këshillit Evropian, në kuadër të Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, është izoluar pasi që ka marrë vesh se është infektuar njëri nga anëtarët e kabinetit të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja nëpërmjet një cicërime në ‘Twitter’ në llogarinë e saj zyrtare.

“Sapo jam informuar se një nga anëtarët e kabinetit ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 këtë mëngjes. Unë kam rezultuar negativ sërish”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Tutje, ajo ka bërë të ditur se do e lë menjëherë Këshillin Evropian për t’u vetëkarantinuar.

Kreu i ekzekutivit të BE-së sapo kishte mbërritur në një takim të 27 udhëheqësve të BE-së, që filloi pasdite, pak para njoftimit të von der Leyen-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera