Ekonomi

Vetëdijesimi i të rinjëve për menaxhimin e financave

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 11 April 2018

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës kanë organizuar “Javën Ndërkombëtare të Parasë”, e cila ka filluar më 12 mars dhe ka përfunduar më 18 mars 2018.

Aktiviteti i kësaj Jave ka filluar me nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Don Bosko”, me ç’rast zëvendësguvernatori i BQK-së, Lulzim Ismajli ka thënë se njëri ndër qëllimet strategjike të Bankës Qendrore është nxitja e zhvillimit të shëndoshë të sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe avancimi i funksionit të edukimit financiar dhe mbrojtjes së konsumatorit.

Zëvendësguvernatori i BQK-së Lulzim Ismajli gjithashtu ka theksuar se sektori i shërbimeve financiare ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit dhe se ky sistem është duke evoluar me zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve financiare më komplekse dhe çështja e edukimit financiar gjithnjë e më shumë ka rol të veçantë në agjendën e rregullatorëve dhe të institucioneve financiare.

-Advertisement-

“Sektori i shërbimeve financiare ka një peshë të fuqishme në rritjen ekonomike, në krijimin e vendeve të punës, në ndërtimin e infrastrukturës vitale dhe në zhvillimin e qëndrueshëm për Kosovën, ka thënë Ismajli, duke shtuar se BQK-ja është e përkushtuar ta avancojë programin afatgjatë për edukimin financiar, ku njëra ndër aktivitetet e saj në kuadër të edukimit financiar është edhe shënimi i “Javës Ndërkombëtare të Parasë”.

Ndërkaq Petrit Balija, drejtor i Shoqatës së Bankave të Kosovës, në fjalimin e tij theksoi se po i bashkohen një iniciative ndërkombëtare, e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit për përdorimin e parasë.

Gjatë kësaj Jave janë zhvilluar aktivitete në komuna të ndryshme me qëllim të ngritjes së vetëdijesimit të gjeneratave të reja rreth menaxhimit të financave.

Më pas aktiviteti ka vazhduar me fëmijët të cilët kanë bërë punime në lidhje me paratë dhe kursimet, duke u udhëzuar nga zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës. Ata kanë punuar nga një libër të kursimeve, përmes të cilave kanë shprehur idetë e tyre rreth rëndësisë së menaxhimit të parave, planifikimet e tyre për kursimet dhe kanë shprehur idetë e tyre rreth mënyrës sesi ata do t’i menaxhojnë paratë në të ardhmen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera