Lajme

Vetëaksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë persona

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 24 July 2022

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një vetë aksidenti që ka ndodhur pasditen e së dielës në autostradën “Arbën Xhaferi”, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënëses i policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se njësitet policore, emergjenca dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në ora 17:23, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën Arbër Xhaferi, drejtimi Lipjan-Ferizaj. Nga vendi i ngjarjes policia njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë dalë pos njësive policore edhe ndihma emergjente mjekësore dhe një ekip i zjarrfikësve”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera