Lajme

Vetëaksident i rëndë në Prishtinë, vetura përfundon brenda një lokali

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 25 October 2020

Si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes, numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Një vetëaksident ka ndodhur në orët e vona të natës së sotme në kryeqytet.

Një veturë madje ka përfunduar brenda një lokali, tek pjesa e njohur si Qafa në Prishtinë, raporton indeksonline.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident dhe cila është gjendja e tyre, gjithsesi makina duket tërësisht e shkatërruar.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera