Lajme

Vetë mblidhnin mijëra njerëz në tubime, masat e reja të Arben Vitisë largojnë qytetarët drejt Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 08 April 2021

Menjëherë një ditë pasi kanë hyrë në fuqi masat e reja me të cilat mbyllet gastronomia dhe qendrat tregtare për 12 ditë, qytetarët e Kosovës ia kanë mësy Shqipërisë.

Gazeta inFokus raportoi se fluks i madh i qytetarëve janë nisur për në Shqipëri, e për këtë ka pasur edhe reagime të shumta.  

Kjo sepse në kohë fushate, Lëvizja Vetëvendosje e cila tanimë ka edhe pushtetin dhe vendosi që të mbyllë vendin, mblidhnin mijëra qytetarë për tubime elektorale.

-Advertisement-

Gjatë ditës janë publikuar shume fotografi në të cilat shihen kolonat e gjata në kufirin Kosovë – Shqipëri.

Kosovari vdes duke punuar në Itali, shokët i mbledhin paratë për ta kthyer në Kosovë

Masat e reja kanë hyrë në fuqi të mërkurën derisa menjëherë të dielën qytetarët kanë filluar të lëshojnë Kosovën, e në një gjendje të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë këta qytetarë paratë do ti shpenzojnë jashtë Kosovës.

Megjithatë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën për mediat pas vendimit për masat e reja tha se qytetarët kanë të drejtë për kritikat e tyre se në rritjen e të infektuarve kanë ndikuar tubimet gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por përsëri sipas tij zgjedhja më e mirë dhe që është treguar e suksesshme është mbyllja./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera