Lajme

Vetaksidenti me fatalitet në Gjilan, policia: Vetura goditi shkëmbinjtë, pasagjeri në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 26 January 2024

Policia ka dhënë detaje për vetaksidentin me fatalitet që ndodhi në Gjilan një ditë më parë.

Bëhet e ditur se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, ku vetura ka dalë jashtë rrugës dhe i ka goditur disa shkëmbinj.

“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i veturës mashkull kosovar ndërsa pasagjeri ka pësuar lëndime të rënda”, thuhet në raportin 24 orësh.

-Advertisement-

Tutje, policia ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa trupi i pajetë, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera