Fokus

Vetaksident në Suharekë, vdes një person

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 25 April 2025

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur mbrëmjen e 24 prillit, në rrugën ndërmjet fshatrave Shirokë dhe Sopi në Suharekë.

Viktima, E.K. nga Sopia, fillimisht ishte dërguar në emergjencën e Suharekës, por për shkak të lëndimeve të rënda u transferua në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku rreth orës 23:00 është konfirmuar vdekja e tij.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

-Advertisement-

“Me datë 24.04.2025, rreth orës 21:26, përmes linjës emergjente, policia ka marrë njoftim se në mes të fshatit Shirokë dhe Sopi në Suharekë ka ndodhur një vetaksident. Policia ka informuar emergjencën dhe patrulla menjëherë ka dalë në vendngjarje. I lënduari E.K. nga Sopia fillimisht është dërguar në emergjencën e Suharekës, por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Rreth orës 23:00 nga spitali është informuar se i lënduari ka vdekur. Hetuesit e trafikut kanë dalë në vendngjarje. Gjithashtu është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim,” tha Bytyqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera