Lajme

Vetaksident në Suharekë, lëndohet rëndë shoferi

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 02 November 2022

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnatës në Suharekë, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë e pastaj është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

“Pasi ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, i njëjti ka refuzuar trajtimin e mëtejshëm aty. Lëndimet konsiderohen të jenë të rënda”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Përveç lëndimeve trupore, janë shkaktuar edhe dëme materiale dhe dëmtim i pronës publike.

Derisa me rastin është duke u marrë Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera