Lajme

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, shpërndahen materialet ndërtimore që ishin në automjet

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 15 August 2020

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën rajonale Prishtinë-Pejë, saktësisht te Kroi i Mbretit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një automjet transportues është i përfshirë në aksident, ku si pasojë në rrugë janë shpërndarë materiale ndërtimore që kishin qenë në automjet.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:10 dhe nuk ka të lënduar.

-Advertisement-

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 16:10, në rrugën rajonale Prishtinë-Pejë (tek Kroi i Mbretit), drejtimi për Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku. Një automjet transportues është i përfshirë në aksident (vetaksident). Në rrugë janë shpërndarë materiale ndërtimore që kishin qenë në automjet. Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar”, tha Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera