Lajme

Vetaksident në Prishtinë, lëndohet rëndë një person – Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 14 December 2024

Një vetëaksident ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Prishtinë, ku si pasojë drejtuesi i veturës ka marrë lëndime të rënda.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës  23:20 kemi pranuar informarën se në  rrugën  e Shkupit në Prishtinë,  ka ndodhur një aksident ku ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasoj e këti aksidenti lendime të rënda trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera