Lajme

Vetaksident në Podujevë, lëndohen katër persona

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 29 March 2021

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti  në fshatin Dobratin të Podujevës, shkruan Gazeta Infokus.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 13:0 në fshatin Dobratin të Podujevës, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet.Si pasojë e këtij vet aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vet aksident”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera