Lajme

Vetaksident në Istog, vdes 29-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 09 February 2023

Një person rreth moshës 29-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lobuzhdë të Istogut.

Lajmin për Gazetën e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve të aksidenteve dhe Prokurori” tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera