Lajme

Vetaksident në Gjilan, humb jetën 28-vjeçari

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 25 January 2024

Një 28-vjeçar ka vdekur të enjten si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjilan-Dheu i Bardhë, konkretisht në fshatin Miresh i Vogël.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani, i cili tha se drejtuesi i veturës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, policia njofton se pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion’, tha Hashani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera