Lajme

Vetaksident i rëndë në Malishevë, ka të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 27 June 2022

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur të dielën në fshatin Ngucat të Malishevës ku janë lënduar gjashtë persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

-Advertisement-

“Në vend-aksident ka dalë Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit.  Bazuar në hetimet e para në vend-ngjarje në aksident është i përfshirë një automjet udhëtarësh dhe kanë pësuar lëndime trupore  6 persona. Të lënduarit fillimisht janë dërguar në  QKMF në Malishevë dhe nga aty në QKUK në Prishtinë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë të lënduarit janë jashtë rreziku për jetë”, ka deklaruar Elezaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera