Lajme

Vështirësohet rruga e Kosovës drejt Interpolit

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 07 September 2017

Kritere të reja për anëtarësim në Interpol do të votohen në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila do t’i fillojë punimet me datë 26 të këtij muajim shkruan sot Koha Ditore.

Këto kritere mund t’ia vështirësojnë edhe më tej Kosovës anëtarësimin në këtë mekanizëm të sigurisë.

Në aneksin e veçantë, i cili do të futet në votim, përmenden katër kritere të cilat duhet t’i plotësojë një shtet i cili aspiron anëtarësimin: t’i ketë territorin, popullsinë, qeverinë dhe kapacitetet për të hyrë më marrëdhënie me shtetet e tjera. Përveç këtyre, përmendet edhe të qenit anëtar apo shtet vëzhgues i OKB-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera