Lifestyle

Veshjet “magjike”, zgjerohen me rritjen e fëmijës

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 07 September 2017

Stilisti 24-vjeçar James Dyson e gjen sot emrin e tij në faqet online të mediave më të mëdha botërore pas shpikjes që i solli dhe një çmim prestigjioz: veshjet që rriten bashkë me fëmijët.

Është problem i hershëm për nënat fakti që rrobat e fëmijëve të vegjël duhen ndërruar shumë shpesh pasi ata zgjaten shpejt e nuk i bëjnë më. Dyson pati një ide gjeniale: duke krijuar copa të lehta me shumë pala, të cilat janë rezistente ndaj ujit, lahen në lavatriçe e janë të riciklueshme, ai ka mundur të realizojë veshje që hapen dhe mund të përdoren më gjatë në kohë.

Shumica e fëmijëve rriten me një ritëm marramendës në dy vitet e para të jetës dhe ekspertët britanikë kanë përllogaritur që në Mbretërinë e Bashkuar, prindërit shpenzojnë mesatarisht £2,000 paundë për veshjet e tyre përpara se të arrijnë moshën 3 vjeç.

-Advertisement-

Përveç kostos së lartë dhe përdorimit tepër të shkurtër, këto veshje të prodhuara masivisht, përbëjnë sipas ekspertëve edhe një problem më vete sa i takon mbeturinave apo konsumit të ujit.

Dyson, që jeton e punon në Londër, i konsideron rrobat e linjës “Petit Pli” si më të avancuarat për fëmijë në të gjithë botën. Palat e tyre zgjaten në të dyja drejtimet duke lejuar që veshja të lëvizë bashkë me rritjen e shtatit të të miturit. Bluzat, pantallonat apo kominoshet  e prodhuara kësisoj janë konceptuar të jenë sa më jetëgjata dhe kur mblidhen, mund të bëhen aq të vogla sa të futen në xhep.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera