Veshjet ‘Made in Kosova’ depërtojnë në tregun botërorë
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 22 October 2019
Për herë të tretë po mbahet Konventa e Veshmbathjeve të Kosovës, që ka për qëllim për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e kësaj industrie në Kosovë.
Në këtë Konventë është bërë ekspozita e veshmbathjeve të prodhuara në Kosovë nga 15 kompani vendore duke përfshirë stilistë individual dhe shtëpi të modës, dhe një sfilatë mode e cila do të shfaqë modelet më të fundit të veshmbathjeve të krijuara në Kosovë.
Në hapje të Konventës, Bardha Sadrija, kryetare e Bordit Drejtues të Shoqatës së veshmbathjeve të Kosovës, tha se si shoqatë mbështesin bizneset e kësaj lëmie.
“Që nga viti 2015 kur u themelua shoqata kemi bashkëpunuar me organizata të ndryshme për trajnime. Kemi dhënë përkrahje në promovimin e bizneseve. Duke filluar nga 2020 KAMA do të hyjë në një fazë të re. Duhet të nxisim debatin e impaktit në mjedis të kësaj industrie.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, tha se duhet një bashkëpunim më i madh i bizneseve të kësaj lëmie nga Kosova dhe Shqipëria.
“Ky treg në Shqipëri është disa herë më i zhvilluar se në Kosovë. Shqipëria eksportin kryesor e ka të kësaj lëmie. Të shikojmë mundësinë për të pasur investime të përbashkëta. Ne do të sjellim përfaqësues të bizneseve për të komunikuar me bizneset në Kosovë. Ne do bëjmë gjithçka për të ulur barrierat, mallrat e Kosovës dhe Shqipërisë të kenë tarifa sa më të ulëta” , tha ai.
Mattheë Cullinane, ushtrues i drejtorit të Zyrës së Zhvillimit ekonomik të USAID, tha se brendet ‘Made in Kosova’ po depërtojnë gjithandej nëpër botë për shkak të cilësisë së mirë.
“Kjo konferencë është shumë e bukur dhe jemi të lumtur që po marrin pjesë dizajnerët e Kosovës. Vetëm muajin e fundit tri personalitete të botës kanë veshur dizajne të kosovarëve. Brendi ‘Made in Kosova’ kanë depërtuar gjithandej në botë tregon për cilësinë. Kjo konventë vjetore ka mundësuar që të bashkohen çdo vit dhe të diskutohet për veshmbathjet”, tha ai.
Nasrin Pourghazian, kryetare e bashkëpunimit për zhvillim në ambasadën e Suedisë në Prishtinë tha se herën tjetër kur të vjen në Kosovë dëshiron të shoh se një prej mesazheve kryesore është moda.
Të tjera
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...
-
Moti në Kosovë me vranësira
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe inte...
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...