Lajme

Veshja në Kuvend, Adriana Matoshi shpërndan mesazhin e një gruaje që e fyen rëndë deputeten

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 19 April 2022

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka marrë vëmendje me veshjen me të cilën është paraqitur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo u paraqit në seancë e veshur me një duks dhe patika.

-Advertisement-

Një fotografi me këtë veshje, ajo e ka postuar edhe në llogarinë e saj në Instagram. Mënjeherë pas kësaj, kanë filluar reagimet.

Ka qenë vetë Matoshi, ajo e cila ka publikuar mesazhin që ka marrë nga një grua, e cila e fyen rëndë deputeten.

“Ku je nis kështu oj lop, se na bane hor, beso që marre që je deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Femer budall. Marre marre. Phuuuuuu”, i ka shkruar ajo deputetes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera