Veshja e gruas mirditase shpallet “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”
Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 24 December 2023
Veshja e mrekullueshme e gruas mirditase, e mbushur me simbole mitike dhe kulti, ështe shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.
Me propozim të Qendrës “Unioni Mirdita”, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, drejtuar nga ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti pasi shqyrtoi dosjen, vendosi që kjo veshje që ka shoqëruar në shekuj gruan e krahinës së Mirditës të shpallet pasuri kombëtare, njofton ministria e Kulturës, përcjell Klankosova.tv.
Veshja e Gruas së Mirëditës është një nga objektet më unike të trashëgimisë jomateriale e cila mbart elementë autentikë kulturorë etnografikë, sikurse krahina e Mirditës.
Dëshmitë e para të krijimit të kësaj veshjeje vijnë nga Mesjeta, por në qëndismat e gunës (xhupit) të gruas mirditase janë të ruajtura shumë simole mitike dhe kulti që i përkasin kulturës së hershme iliro-arbërore.
“Sipas studimit të akademikut Mark Tirta në gunën e trevës së Mirditës, Pukës, Lezhës, Krujës, Matit ndeshet dendur simboli i diellit në formë kryqi, në ngjashmëri me svastikën, rrathë koncentrike, elementë këta të kulturës ilire. Pjesët e veshjes përbëhen nga 14 elementë tradicionalë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Shtrirja gjeografike e përdorimit të kësaj veshjeje përfshin gjithë krahinën e Mirditës që ndryshe quhen 12 katundet e bajrakëve (flamujve): Oroshi, Spaci, Kuzhneni, Dibri, Selita, Kthell, Rraza, Kryezezi, Bulgri, Vela dhe Manatia. Veshja etnografike e Mirditës është përdorur edhe nga gratë katolike në Luzë e në zonën e Kurbinit.
Veshja mirditase përmendet për herë të parë në vitin 1610 në një relacion të Argjipeshkvit të Tivarit, dhe më pas në fund të shek XIX nga studiuesi dhe konsulli francez në Shkodër Alexandre Degrande, në librin e tij “Kujtime nga Shqipëria e Epërme”, botuar në vitin 1901.
Veshja mirditase përmendet edhe në kujtimet e Edith Durham, si dhe nga studiues dhe udhëtarë të tjerë të kohës.
“Një vlerësim maksimal për këtë veshje ka bërë etnologia franceze, Jacqueline Benezech në vitet ’30, e cila pas një udhëtimi studimor citon ‘vështirë të imagjinoja kostum më hijerëndë dhe njëkohësisht më të jashtëzakonshëm nga bukuria dhe me një prerje aq mjeshtërore….’”.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...