Lajme

Veseli: Votoni lirshëm

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 11 June 2017

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka votuar sot në shkollën fillore “Faik Konica”. Krah tij ishte edhe bashkëshortja e tij Violeta.

Ai tha se sot është një ditë me diell ndërsa me këtë rast nuk harroi që të falënderojë ata që kanë rënë në mënyrë që të votojnë të lirë.

“Ditë e këndshme me diell , ditë e mirë për herë të parë falënderojmë të gjithë ata që na kanë mundësuar që sot kemi këtë mundësi të votojmë të lirë në shtetin tonë të pavarur dhe sovran , i përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia për ta të njëjtën kohë qytetarët tanë le të votojnë lirshëm le të votojnë për shtetin e tyre, për sovranitetin për zhvillimin ekonomik kjo është më së miri, i ftoj të gjithë qytetarët tanë të votojnë për vetveten për vendin e vet ajo çka është kryesore për zhvillimin dhe sovranitetin”, tha Veseli.

-Advertisement-

Ai arsyetoi edhe vonesën e tij për votime duke thënë se “e kam harruar letërnjoftimin pasi që gruaja e ka detyruar të vishet me rroba tjera dhe letërnjoftimi i ka mbetur në rroba tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera