Lajme

Veseli viziton një qeleshepunues, premton mbështetje për bizneset e vogla

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 20 May 2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar këtë të shtunë në qytetin e Prizrenit, ku ka vizituar një biznes familjar – qeleshepunues.

“Në Prizren sot u ndala te zonja Ergyl dhe zotëri Naxhi Gjurgjeali, pronarë të biznesit familjar qeleshepunues me traditë 110 vjeçare”, ka thënë Veseli.

Bizneset e vogla të veshjeve dhe artefakteve kombëtare, sipas Veselit,sikur ai i familjes Gjurgjeali, pasurojnë lagjet tona dhe i japin kuptim turizmit.

-Advertisement-

“Ndërmarrësve të vegjël si këta njerëz bujarë në Prizren, FillimiRi do t’u sjellë mbështetje konkrete dhe përfitime të vërteta”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera