Veseli viziton gruan që serbët ia vranë të vetmin djalë
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 09 March 2018
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, për Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka qëndruar në fshatin Kozhicë të Skënderajt.
Atje Veseli së bashku me bashkëshorten e tij kanë vizituar Raba Behramin, 92 vjeçare të cilës në masakrën e Likoshanit dhe Qirezit ia vranë djalin e vetëm Smajl Behramin, shkruan Infokusi.
Këtë e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Për 8 mars, bashkë me Violetën, ishim për vizitë te lokja 92 vjeçare, Raba Behrami, në Kozhicë të Skenderajt.
E mbetur pa përkrahjen e burrit, që i kishte vdekur shumë herët, nënëlokja megjithatë nuk u mposht asnjëherë. I rriti me mund e sakrifica tre fëmijët e saj, duke shpresuar gjithmonë për një të ardhme me të mirë për ta, por tragjeditë përsëri nuk ju ndanë jetës së saj.
Në shkurtin e vitit 1998, në ditët e parë të luftës në Qirez e Likoshan, ia vranë djalin e vetëm, të cilin priste ta martonte në qershorin e atij viti, ndërsa vitin tjetër, kriminelët serbë ia dhunuan e vranë mbesën 20 vjeçare.
Përmes rrëfimit për jetën e saj, flet e gjithë historia e nënave, grave e motrave tona, që krahas padrejtësive ekonomike, bartën mbi supet e tyre edhe vuajtjet nga shtypja e egër politike që ushtrohej mbi burrat e fëmijët e tyre. Flet historia e Kosovës. Ne kurrë nuk do të harrojmë. Ne kurrë s’do të ndalemi që ta bëjmë Kosovën vend me të ardhme të sigurt për fëmijët e saj, për nënat e motrat e tyre. /INFOKUSI/
Të tjera
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...