Veseli viziton fermerët në ara, siguron ata se pakoja 320 milionëshe do të miratohet
Autori: Gazeta inFokus
13:04 | 17 April 2020
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vizituar disa fermerë në fshatin Kijevë, ku ka diskutuar me ta për sfidat që po përballen me mbjelljet pranverore në këtë kohë pandemie.
Ai i ka siguruar fermerët se pakoja për rimëkëmbjen ekonomike prej 320 milionë euro që e ka propozuar PDK është në procedura parlamentare dhe do të bëjnë të gjitha përpjekjet që ajo të miratohet sa më parë, në mënyrë që të ndihmohen 280 mijë punëtorë të sektorit privat dhe dhjetëra mijëra biznese që kanë pësuar nga pandemia Covid-19, transmeton Klan Kosova.
“Pakon e rimëkëmbjes ekonomike do ta kalojmë, presim që shumë shpejt ta kalojmë në procedura ta rregullta. Ditën e marte nuk mund ta kalonim përmes seancës së jashtëzakonshme. Duhet t’i gjendemi afër këtyre njerëzve të cilët po punojnë edhe në kohë të pandemisë, të cilët po e krijojnë bukën e Kosovës. Duhet ta përmendi faktin se duke iu falënderuar fermerëve tanë dhe mullinjve tanë ne kemi pasur rezerva ushqimore edhe kur nuk kemi qenë në krizë”.
“Këta janë ata që e mbajnë Kosovën me bukë, këta janë ata që e mbajnë Kosovën me produkte organike. Dhe ne e kemi për obligim si institucione të Republikës së Kosovës, dhe të ndihmojmë ata për faktin se këta kanë nevojë të ndihmohen me shumë. Këta kanë nevojë të ndihmohen për arsyeje se jetojnë me djersën e vet”, ka thënë Veseli, njofton PDK.
Veseli shtoi se sot ka shkruar në Kijevë që të shoh punën e fermerëve, mbjelljen pranverore, për çka tha se këta të fundit kanë gatishmëri por që duan përkrahje nga dora e shtetit.
Ndërsa fermeri, Besim Morina theksoi se në këtë kohë pandemie nuk kanë pasur përkrahje nga shteti.
“Ne duam përkrahje më shumë prej shtetit, me na ndihmuar, mos me na lënë krejtve anëve qysh na kanë lënë deri tani”, është shprehur ai./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































